Kujdes, pamje të rënda: Fotografi të papublikuara më parë nga masakra në burgun e Dubravës

0

Ndërmjet datave 19 e 23 maj 1999, në burgun e Dubravës u krye masakër mbi të burgosurit shqiptarë nga forcat serbe.

Rreth 1.000 shqiptarë iu nënshtruan terrorit për këto katër ditë dhe 160 u vranë, kurse mbi 300 u plagosën.

Në kujtim të të rënëve çdo 21 maj, shënohet kjo masakër, për të cilën ende nuk është dënuar askush

Për këtë, sot ka folur edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Në maj të vitit 1999, 21 vjet më parë ka ndodhur një krim i planifikuar i pushtetit serb në burgun e Dubravës. Afro 1 mijë të burgosur të rreshtuar në oborrin e burgut, u qëlluan mizorisht nga ana e forcave serbe të sigurisë. Të burgosurit u vranë dhe u ekzekutuan pa ndonjë urdhër gjyqësor dhe kjo më së miri shpërfaqë veprimin gjenocidal të shtetit serb jo vetëm ndaj të burgosurve, por edhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Për këtë masakër ende nuk është dënuar askush”, ka thënë ndër të tjera Osmani

Të burgosurit shqiptarë, shumica të arrestuar me arsyetimin se ishin pjesë e UÇK-së, u vranë nga rojet serbe të burgut, pasi paraprakisht NATO sulmoi ndërtesën e burgut.

Reutersi ka arritur të kap momentet e masakrës dhe fotot janë shqetësuese.

 

Share.

About Author