Ky është i riu nga Fushtica e Epërme i cili i “tmerroi” të huajt, duke ua vjedhur kartelat nga shtëpia

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një 17 vjeçar nga fshati Fushticë e Epërme e Komunës së Drenasit i cili përmes sistemeve kompjuterike duke keqpërdorur kartelat bankare nga shtete të ndryshme dyshohet se ka bërë blerje të ndryshme përmes platformave online.

I mituri N.R I lindur në vitin 2003 me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë Departamenti për të Mitur është liruar në procedurë të rregullt.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar -Sektori për Hetime të Kirmeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetmor dhe operacionale ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ”Lëshim I çeqeve pa mbulesë dhe keqpërdim i kartelave të bankës apor të kredititi”. I dyshuari përmes sistemeve kmpjuterike duke keqpërdorur kartelat bankare nga shtete të ndryshme dyshohet se ka bërë blerje online të gjësendeve përmes paltoformave online”, ka thënë një burim i Reporteri.net në Policinë e Drenasit.

Policia në cilësinë e provave ka sekuestruar: Një shtëpizë kompjuterike, një llaptop dhe një telefon mobil./Reporteri.net

Share.

About Author