Lajm i mirë për besimtarët: Nesër hapen Xhamitë dhe Kishat në Shqipëri

0

Nesër do të jetë një ditë e shënuar për të gjithë besimtarët. Institucionet e kultit do të mirëpresin besimtarët.

Ndërkohë kjo ditë përkon me festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë dhe janë ftuar të gjithë besimtarët të falen në xhami por duke respektuar distancimin fizik dhe rregullat e higjienizuese.

 

Në Shkoder pas kryerjes së faljeve nga ora 09:00- 10:00 Myftinia e Shkodrës do të hapë dyert për të pritur vizita.

 

Edhe arqipeshkvi Shkodër- Pult, Imzot Angjelo Masafra ka organizuar një mbledhje për të marrë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Do të ruhet distancimi fizik 1.5 metra për cdo besimtar, dhe higjienizuesit do të vendosen në hyrje të kishës

Është e ndaluar vendosja e ujit të bekuar në hyrje të kishës dhe dhënia e dorës.

Share.

About Author