Lirohet i riu nga Fushtica e Epërme, i dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare

0

Policia ka njoftuar se personi i cili është arrestuar dje në mëngjes në Fushticë e Epërme të Drenasit, për keqpërdorim të kartelave të bankës, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i policisë dërguar mediave:

Fshati Fushticë e Epërme, Drenas 15.10.2020 – 07:30.- Është arrestuar i dyshuari m/k, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur. Nga i njëjti është sekuestruar një shtëpisë kompjuteri, një llap top dhe një telefon mobil. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Share.

About Author