Mësimdhënësit e pakënaqur, prisnin 200 eurot e premtuara, morën vetëm 85!

0

Sot janë ekzekutuar shtesat e mësimdhënësve prej 100 eurosh.

Por një mësimdhënës tha për Ballkani.info se kjo pagesë në neto është përkthyer 85 euro, derisa kishin pritur dy shtesa nga 100 euro, apo një total prej 200 eurosh, ndonëse kërkesa e tyre ishte +100 për çdo muaj shtesë për punën e zgjatur gjatë pandemisë.

E nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencave të Kosovës kanë thënë se kërkesë e tyre ka qenë që t’i marrin shtesat për aq muaj sa kanë punuar online.

“Këto janë shtesat e para, që bruto diku i bie rreth 85 euro. Ne kemi kërkuar që t’i marrim shtesat për tërë muajt që kemi punuar nga shtëpitë (online)”, ka thënë Ymeri.

Gjatë muajit të kaluar, Qeveria në detyrë ka vendosur që për shkak të orëve të shtuara të punës gjatë pandemisë, mësimdhënësit do t’i marrin dy shtesa.

Share.

About Author