Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe USAID vlerësojnë Drenasin shembull të sukesshëm për legalizimin ndërtimeve pa leje

0

Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu bashkë me grupin punues për legalizimin e ndërtimeve pa leje, priti në takim përfaqësuesin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, z. Ilir Kryeziu dhe përfaqësuesin e USAID-it, z.Vigan Perani. Drejtoresha Avdiu i njoftoi lidhur me procesin dhe rezultatet e legalizimit të ndërtimeve pa leje në Komunën e Drenasit.

Në anën tjetër, z.Kryeziu nga MEA dhe z.Perani nga USAID, pasi u njoftuan për të gjitha veprimet e ndërmarra nga Komuna e Drenasit, përgëzuan për punën e bërë në këtë proces, njëherit vlerësuan Drenasin si shembull të suksesshëm, që duhet të ndiqet nga komunat e tjera.

Po ashtu, ata u njoftuan lidhur me broshurën e përgatitur për qytetarët, ku informohen në detaje lidhur me procedurat për legalizimin dhe dokumentacionet e nevojshme, duke sugjeruar që kjo broshurë të merret si mostër se si duhet hartuar komunat e tjera.

Në këtë takim gjithashtu diskutua rreth procesit të deritanishëm që ka kaluar Komuna e Drenasit rreth legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje, arritjet, sfidat dhe paqartësitë në këtë drejtim. Ndërsa, u informua se se shpejti do të nisin edhe takimet nëpër vendbanimet e Drenasit, të cilat janë shtyrë për shkak të pandemisë.

Grupi punues për legalizim të ndërtimeve pa leje përbehet nga zyrtarët e DPUMM-së, DGJKP-së, DAP dhe Zyrës për Komunikim me Publikun.

Ju bëjmë thirrje të bëni të ligjshëm dhe të sigurtë banimin tuaj.

Shfrytëzojeni mundësinë, legalizojeni ndërtimin!🏡

Share.

About Author