Një 14-vjeçare në Drenas, javë më parë dyshohet se u dhunua nga një burrë, ndërsa në dijeni ishte edhe një grua e cila nuk kishte ndërmarrë asgjë, e për këtë rast janë arrestuar të dy persona. Mësohet se gruaja e cila ishte në dijeni, ishte nëna e të miturës, që u dhunua nga i dyshuari.
Burime brenda Prokurorisë së Shtetit kanë bërë të ditur se gruaja ishte nëna e 14-vjeçares, e cila kishte një lidhje jashtëmartesore me burrin që ia dhunoi vajzën, me dijeninë e saj.
Nëna në momentin kur ka dalë me të dashurin e saj, e ka marrë edhe vajzën me vete, në mënyrë që të dalë më lehtë nga shtëpia, ndërsa i dashuri i saj e ka shfrytëzuar situatën dhe me pajtimin e nënës ka kryer marrëdhënie seksuale me 14-vjeçaren.
Mësohet se babai i të miturës, i cili njëkohësisht është edhe burri i gruas së dyshuar ka të meta mendore.
Po ashtu, gruaja e dyshuar ka edhe fëmijë të tjerë me burrin me të cilin është e martuar.
Derisa, gruaja dhe i dashuri i saj janë në paraburgim, vajza gjendet në strehimore.
Burime të Gazetës brenda Prokurorisë së Shtetit bëjnë të ditur se po shqyrtohet mundësia që shteti t’i marrë nën përkujdesje edhe fëmijët e tjerë.
U raportua edhe më parë rreth këtij rasti, ndërsa vajzës pritet t’i bëhet ekzaminimi mjeko-ligjor.
Policia e Kosovës në një përgjigje thanë se nga muaji janar e deri në muajin gusht për veprën penale të ‘Dhunimit’ janë paraqitur në organet e hetuesisë 39 raste të dhunimit seksual./Gazeta Express/