Një vajzë humb jetën në Prizren nga shembja e një shtëpie të vjetër

0

Një vajzë tre vjeçare ka humbur jetën sot në Prizren, si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër në rrugën ‘Marin Barleti’në Prizren.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Veseli Gashit, infrastruktura tashmë e dobët dhe shumë e vjetruar e këtij objekti nuk ka duruar dot reshjet e fundit të shiut dhe si pasojë e kësaj ka humbur jetën vajza, dhe janë lënduar dy persona tjerë, një 10 vjeçare dhe një tjetër 40 vjeç, raporton Indeksonline.

“Kemi njoftuar ekipet e ndihmës mjekësore, kanë arritur menjëherë në vend dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi për Indeksonline.

Ndërsa Gashi ka theksuar se vajza ishte duke lozur në afërsi të këtij objekti kur edhe ka ndodhur shembja e shtëpisë së vjetër në Prizren./DrenicaSOT.

Share.

About Author