Pacolli këshillon Thaçin e Kurtin: Unë si president i vendit, e pata bërë pa zhurmë, veproni njejtë

0

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur rreth tentimeve për indikacion ndaj organit më të lartë gjyqësor, Gjykatës Kushtetuese.

I pari i AKR-së ka thënë se duhet të ndalen këto trysni në drejtim të kësaj Gjykate, veçanarisht nga presidenti Thaçi e kryeministri në detyrë, Albin Kurti, transmeton DrenicaSot.

Ky është postimi i plotë i biznesmenit kosovar;

Shoh shumë deklarata dhe spekulime politike nga të gjitha anët, në lidhje me vendimin e radhës të Gjykatës Kushtetuese. Kjo duhet të ndalet. Kjo vlen për të gjitha palët që tentojnë të ndikojnë, veçanërisht për Presidentin dhe Kryeministrin në detyrë. Gjykata Kushtetuese është një organ i lartë dhe i pavarur dhe nuk guxon të kërcënohet apo të ndikohet nga askush. Është tepër e rëndësishme që të respektohet pa marrë parasysh cili do të jetë vendimi. Unë, si President i vendit, e pata bëra këtë pa zhurmë fare. Ky shembull duhet të ndiqet edhe nga të tjerët./DrenicaSot/

 

 

Share.

About Author