Policia reagon për komentin e zyrtarit të saj, njofton suspendimin dhe masat e marra

0

Të shumta ishin reagimet lidhur me veprimin e policit, Besnik Demiri i cili publikoi një shkrim në rrjetet sociale e që kishte të bënte me Drenicën.

Pas gjithë këtyre reagime, tashmë nga Policia e Kosovës ka informuar se janë ndërmarrë masat e menjëhershme dhe dje është suspenduar zyrtari policor, për të vazhduar me procedurat e mëtejme.

 

 

“Zyrtari policor duhet të veprojë në pajtim me legjislacionin në fuqi, kodin e etikës dhe rregullat e sjelljes dhe kryerjes së detyrave policore. Për Policinë e Kosovës është i papranueshëm çfarëdo veprimi i cilit do zyrtarë policor i cili bie ndesh me parimet udhëzuese dhe udhëheqëse të Policisë,  integritetin personal dhe institucional, vlerat etike, vlerat e organizatës,  ndershmërinë  dhe përgjegjësinë  për shërbim ndaj publikut”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Tutje u theksua se Policia e Kosovës ndër vite ka ndërtuar imazh dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjithë qytetarët.

“Realizimi i detyrave dhe përgjegjësive policore karshi vendit dhe qytetarëve, përfshirë bashkëpunimin dhe partneritetin me komunitetin, mbetet qëllim primar i Policisë së Kosovës dhe në ç’do rast ku mund të paraqiten shkelje të procedurave dhe rregullave policore do të merren masat e nevojshme”, thuhet gjithashtu në njoftim.

 

Share.

About Author