PSG e deklason Barçën midis “Camp Nou”

0

Paris Saint Germain e ka mposhtur 4-1 Barcelonën midis “Camp Nou”.

Me një këmbë në çerekfinale.

PSG-ja ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Barcelona saqë mund të konsiderohet nga tani me një këmbë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Të besuarit e Mauricio Pochettinos morën fitore 4-1 kundër Barçës, duke u kthyer në shtëpi me një rezultat tejet favorit për sfidën e kthimit.

Gjithçka nisi siç është më së miri për vendasit.

Lionel Messi shënoi për 1-0 në minutën e 27-të, pas një penalltie të fituar nga De Jong.

Gëzimi zgjati shumë shkurt, në minutën e 32-të, Mbappe barazoi gjithçka, duke shënuar për 1-1.

Në pjesën e dytë, në atë të 65-të, Mbappe shënoi edhe njëherë, për të përmbysur rezultatin.

Pak minuta më vonë, në minutën e 70-të, realizoi edhe i riu Moise Kean, për 3-1.

Në mungesë të Neymar Junior, duhej Mbappe të tregonte fytyrën dhe e bëri, pasi deri në fund shënoi edhe njëherë.

Ai kompletoi het-trikun në minutën e 85-të, duke shënuar golin për rezultatin përfundimtar 4-1.

Me këtë fitore të madhe, PSG tashmë është me një këmbë në çerekfinale. /Gazeta Express/

 

Share.

About Author