“Qe 84 vjet kështu s’ka ndodh” – dëme të mëdha nga vërshimet në Drenas

0

Dëme të mëdha janë shkaktuar nga vërshimet në qytetin e Drenasit. Shumë familje janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Ata shpresojnë se do të ndihmohen. Në 84 vjeçar thotë se nuk mban mend përmbytje të tilla në këtë vend.

Kati i parë u përmbys i tëri. Vërshimet e së hënës janë shkak se pse shtëpia e familjes Demaku nga fshati Shtrubullovë i Drenasit është në këtë gjendje.

Reshjet e shumta të shiut shkaktuan këtë kaos në objektin ku ata jetojnë për mbi një dekadë.

Pronari i kësaj shtëpie, katin e parë të së cilës e mori uji, shpreson që dikush t’i dal në ndihme pasi vërshimet i shkaktuan probleme edhe të gjërave elementare.

As shtëpitë e tjera përreth nuk shpëtuan më lehtë nga këto vërshime.

Por, kjo nuk është e tëra.

Edhe rrugët që qojnë në qytet janë të gjitha vështirë të kalueshme.

Madje edhe për të hyrë në ndonjë lokal të Qendrës Tregtare në Drenas është mjaft e vështirë.

Këto nuk munden të hapen gjatë së hënës, por Faton Istogu që është në pronësi të njërës nga to, tregon se në çfarë gjendje e gjeti lokalin e tij, dhe sa është vlera e dëmit.

Për të parë këtë situatë jo të zakonshme, këtu doli edhe ky i moshuar.

Përveç këtyre dëmeve, një fshat tjetër i Drenasit mbeti i izoluar nga e hëna.

Kjo pasi që kjo urë që e lidh fshatin Dobroshec me qytetin u shemb dhe u bë e pakalueshme.

Pikërisht për të biseduar me këta banorë doli edhe i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Pas një bisede të shkurtër me ta, në vendngjarje ai priti edhe kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti si dhe ministrin në detyrë të mbrojtjes, Anton Quni.

Pasi ja shpjegoi Hotit hallet e banorëve, ky i fundit i premtoi një zgjidhje të shpejtë të problemit.

Lladrovci këtu bëri me dije se kanë evakuuar disa familje të cilët mbetën të ngujuar.

Ndërkohë Anton Quni, tregoi për punën e FSK-së në terren pas vërshimeve të mëdha.

Vërshime në Drenas pati edhe para tri ditëve si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Share.

About Author