Ramiz Lladrovcit i vjen “inati” që Feronikeli humbet nga Ballkani, bërtet fort: “Drita kampion”

0

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci nuk ka qenë aspak i kënaqur me paraqitjen e Feronikelit në takimin e sotëm ndaj Ballkanit.

Skuadra e tij ka humbur ndaj Ballkanit me rezultatin minimal 0:1 – e kjo s’i pëlqeu aspak kryetarit të Komunës së Drenasit, i cili kishte një mesazh disa minuta para se të mbyllej ndeshja, raporton GazetaBlic Sport.

“Drita Kampion” – tha ai me zë të lartë rreth minutës së 91-të të ballafaqimit.

Normalisht se mos prania e tifozëve në stadium, bëri që mesazhi i tij të ndëgjohej nga të gjithë dhe personat që ishin afër tij ia plasën të qeshurave.

Share.

About Author