Ekipi i promovuar sivjet në superligën e futsallit të Kosovës, Fc Liqeni, e i krijuar vetëm 2 vjet më parë, ka bërë hapin e madh në Kupën e Kosovës, duke siguruar finalën.
Përforcimet e Fc Liqenit dhanë frytet në këtë takim, ku gjurmë la Yulian Diaz me dy rrjeta të “puthura”, shkruan DrenicaSot.
Shqipron Brahimi e Stiven Abril shënuan nga një herë për fitorën 2-4 të ekipit drenicas përballë kampionit të Kosovës, Mabetex Prishtina.
Kjo ishte ndeshja e kthimit, ndërsa e para në “Hysni Jetullahu” në Paklek përfundoi me fitoren e kryeqytetasve, 1-2, pra epilogu i dy takimeve, Liqeni 5-4 Mabetex./DrenicaSot/