Sami Lushtaku lë anash garën për deputet dhe konfirmon kandidimin për kryetar të Skenderajt

0

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidat për deputet nga PDK.

Ai për “Kallxo” ka thënë se nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore, por do të garojë për kryetar të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet e fundit të këtijë viti, transmeton Drenica Sot.

Lushtaku në zgjedhjet e kaluara në koordinim me strukturat e partisë për hir të respektit për familjen Jashari nuk doli kundërkandidat i të pavarurit, Bekim Jashari./Drenica Sot/

Share.

About Author