Serbia po e ngarkon “Trepçën” edhe me borxhe ndaj kreditorëve

0

Autoritetet serbe, përveç dëmeve të pariparueshme që i kanë bërë kompanisë Trepça që për vite është konsideruar si krenari e Kosovës, synojnë që këtij gjiganti metalurgjik t’ia veshin edhe një shumë të madhe borxhesh. Këtu pretendohen për borxhe nga kreditorë të ndryshëm gjatë viteve ‘90-ta, periudhë kur Kosova ishte e okupuar nga regjimi i Serbisë.

Sipas Dhomës së Specializuar të Gjykatës Supreme të Kosovës të gjithë pretendentët për borxhet e Trepçës duhet të drejtohen në AKP.

Në një përgjigje për RTK, Agjencia e Privatizimit e Kosovës thotë se ka shpallur dy herë njoftime publike në vitin 2012 dhe në vitin 2013 për shpalljen e afateve ligjore për dorëzimin e kërkesave kreditore kundër Trepçës.

“Janë gjithsej 1275 kërkesa kreditore. Dy nga to janë kërkesa kolektive të punëtorëve të Trepçës. Numri më i madh i kërkesave është nga pretenduesit nga Kosova dhe Serbia. Përveç tyre ka kërkesa edhe nga Greqia, Bullgaria, Mali i Zi, Suedia e Zvicra”, thuhet në përgjigje.

Në anën tjetër, ish-drejtori i Trepçës, Ferat Shala, thotë se Trepça nuk i ka borxh asnjë shteti.

HTML tutorial

“Asnjë investim gjatë pushtimit të MIllosheviqit nuk është bërë në Trepçë, asnjë, përkundrazi, është esklaptu në mënyrën më të egër, më barbare, në fushën teknologjike dhe minerare për dhjetë vjet sa në Trepçë nuk ka qenë asnjë shqiptar në punë”, tha Shala.

Se Trepça nuk i ka borxh asnjë kompanie, apo kreditori, e thotë edhe profesor Muhamet Mustafa.

“Telashja e madhe është me këto borxhe që janë gati 1. 6 miliard euro për pagat e humbura të punëtorëve, por pagat e humbura të punëtorëve të cilat nuk bien mbi Trepçën por ne i kemi evidentuar si probleme dhe ato do të bie në kuadër të ndarjes së llogarive ekonomike me Serbinë e Kosova i prezanton në bisedimet e Brukselit”, tha Mustafa.

Edhe ish-punëtorë të Trepçës thonë se Serbia është ajo që i ka borxhe Trepçës dhe gjithë Kosovës dhe jo e kundërta.

Share.

About Author