Shoku i klasës së Hamëz Jasharit rrëfen takimin e fundit me heroin tri ditë para se të vritej

0

Haradin Meha, mëngjesin e së premtes, ka vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz në 23-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Meha ka qenë në një klasë me heroin Hamëz Jashari, e për të ka veç fjalë të mira.  Ai ka thënë se Hamëz Jashari ka qenë trim dhe një nxënës shumë i sjellshëm.

Meha ka folur për takimin e fundit që kishte pasur me heronjtë Adem dhe Hamëz Jasharin, tre ditë para se ata të vriteshin.

“Kam qenë te shtëpia, janë ndi krismat. Unë i kam marrë armët. Kemi gjujt që mos me ardh policia, kemi gjue sa kemi mujt, ka qenë prej kodre Ahmet Kodra. Më kujtohet si sot ajo ditë. Po ka qenë e pamundur”, ka thënë Meha.

“Në vitin ’81 Hamza më ka ndihmuar kur është vra Tahir Meha u ardhur Hamza aty edhe unë jam shku i pari e kemi gjet Tahirin të vramë”.

“Tahiri  i ka pas 8 plumba në brez. Është ardhur Hamza më ka ndihmuar me kufoma. I kemi ruajtur kufomat, në 2 të natës ka ardhur policia”.

Pavarësisht që Meha tash pas luftës jeton në Pejë ai thotë se ka emocione të forta sa herë që vjen në Prekaz.

Ai iu ka bërë thirrje edhe institucioneve të vendit që të bëjnë më shumë për Prekazin si edhe ta rinovojnë kullën./EkonomiaOnline/

Share.

About Author