Shtohen edhe 104 veteranë të UÇK-së vetëm në tre mujorin e parë të vitit 2020

0

Numri i veteranëve të luftës në Kosovë ka shënuar rritje gjatë tre mujorit të parë të vitit 2020.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga 38 mijë e 232 veteranë sa ishin në janar të vitit të kaluar, në dhjetor të 2019 mbetën vetëm 38 mijë e 101.

Por ky numër është rritur përsëri në 38 mijë e 205 veteranë të cilët janë përfitues të skemës pensionale.

Që i bie nga dhjetori i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti janë shtuar në skemën pensionale për veteranët e UÇK-së edhe 104 persona.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) e cila ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e parë (TM1) 2020.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 198 familje me gjithsej 98 070 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 358 familje.

Ky është raporti i plotë:

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 198 familje me gjithsej 98 070 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 358 familje.

Ndërkaq, nga skemat pensionale, rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 137 641 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 645 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 848 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 99 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 553 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 112 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 554 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 942 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 16 304 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3 110 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 535 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38 205 përfitues.

Share.

About Author