Sistemi i arsimit dhe arsimdashësit vlerë në çdo kohë!

0

Dituria është dritë qe nuk shuhet e lidhur ngusht me ideale përsonale dhe kombëtare.

Politika është e dështuar nga njerëzit e padijshëm e jo arsimi, ishte arsimi që mbajti gjallë shpresat e shqiptarëve për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Ishin mësimdhënësit që i thanë “JO”, shtetit serbo-sllavë. Përderisa, kishte të tillë që iknin rrugëve të gurbetit, mësuesit iu thanë pushtuesve, nuk e lëshojmë Kosovën tonë.

Përderisa tjerët zhvillonin biznes, mësimdhenësit s’kishin para, as për qaj, e as kafe, që kishin si preteks, për të bashkëbiseduar. Ata që iu nënshtroheshin dhunës së përditshme, ishin punëtorët e arsimit dhe nxënësit e tyre.

Edhe pse nuk kishin mundësinë e pagesës së transportit, duke qenë edhe të përbuzur nga disa transportues, nuk u ndalën nga rrugëtimi i tyre për mësimdhënie.

Mësuesit ishin të vetmit që punuan si institucion, duke i thënë JO, sistemit paralel të arsimit serbo-sllavë. Mësimdhënësit, janë të vetmit që nuk përfituan nga ndryshimet, por mbetën besnik në punën e shenjtë, për edukim dhe arsimim.

Mësimdhenësit dallojnë nga njerëzit e politikës, ngase nuk janë “profiter”, e as analfabet me diploma.

Mësimdhenësit mbesin kombëtarisht të pa njollosur, të pa korruptuar. Mësimdhënësit janë shtylla e shoqërisë. Arsimi është themeli i shtetit!

Nga: Prof. Murat Gashi

Share.

About Author