Supertalenti Arbias Hadja nga Drenasi, lojtari më premtues i Bayernit U13

0

Arbias Hadja është vetëm 13 -vjeçar, e me paraqitjet e tij na bën të kuptojmë se bëhet fjalë për një super talent, raporton Drenica Sot.

Fjala është për talentin e klubit që aktualisht është kampion i Evropës – FC Bayern. Hadja pozicionohet si sulmues i krahut, e ndonjëherë edhe si mesfushorë ofanziv.

Ai aktualisht është nën urdhërat Arjen Robben. Legjenda e Bayernit nuk ka kursyer fjalët e mëdhaja për Arbiasin.

Babai i Arbiasit në një prononcim për Gazetën Drenica Sot ka thënë se ndihet i lumtur që djali i tij është pjesë e skuadrës më të fortë në Gjermani dhe jo vetëm. “Jam i lumtur që djali im është pjesë e Bayernit, uroj të ketë fat në karrier dhe të mos pësoj ndonjë lëndim.

Gjithashtu jam tejet i kënaqur me bashklojtarët e skuadrës dhe me punën e jashtëzakonshme të trajnerit Arien Roben”, ka thënë ai.

Arbiasi në të ardhmen thotë se me dëshirën më të madhe do ta veshte fanelën e Kosovës, si dhe t’i ndihmonte Kombëtares që të fitoj sa më shumë trofe./DrenicaSot/

Share.

About Author