Theret me thikë 17-vjeçari, kjo është gjendja e tij

0

Sot rreth orës 15:30, Emergjenca e Spitalit të Prizrenit ka njoftuar se aty është sjell një person i therur me thikë, por që ndodhej jashtë rrezikut për jetë.

Kështu ka njoftur, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Viktima i lindur në vitin 2003, ka lëndim të lehtë trupor (therje me thikë), nga një person ende i panjohur për policinë.

Viktima, pas trajtimit mjekësor po intervistohet në stacionin policor në Prizren.

Rasti ka ndodhur në rrugën ”Nexhat Fanaj”, shumë afër vendit të incidentit fatal të para më shumë se një muaji ku kishte humbur jetën një nxënës i shkollës së mjekësisë si pasojë e goditjes me thikë.

Share.

About Author