Dhjetëra llogari të profilit të lartë në Twitter me sa duket janë hakuar gjatë të mërkurës, shkruan Business Insider.
Në këto llogari përfshihen edhe ajo e miliarderit Bill Gates, Jeff Bezos, Elon Musk, Mike Bloomberg dhe Warren Buffett, transmeton DrenicaSot.

Llogaritë e prekura kanë postuar mesazhe me të cilat u bënin thirrje ndjekësve të tyre të dërgojnë nga 1.00o dollarë në bitcoin në adresa të caktuara, duke u premtuar se kontributet e tyre do të dyfishohen.
Kjo metodë e mashtrimit zakonisht përdoret në sulme kibernetike, duke u premtuar atyre se paratë e investuara do t’ju dyfishohen.
Megjithatë disa tweetsa janë shlyer pak momente pasi ishin postuar, për t’u zëvendësuar me disa tjerë të ngjashëm.
“Hetimet tona janë duke vazhduar dhe shpresojë se do të kemi më shumë informacione për t’i ndarë me ju”, ka thënë për Business Insider, zëdhënësi i Twitter.
Mësohet se mbi 10 milionë dollar janë vjedhur nga postimet e para që janë fshirë, derisa dyshohet se edhe 20 milionë dollar të tjera mund të jenë rrëmbyer nga ndjekësit e blue badge, apo accounteve të konfirmuar (☑️).
Nëse shifrat vertetohen, ky do jetë sulmi kibernetik më i madh në histori të njerëzimit./DrenicaSot/