Vajza e Ymer Elshanit vjen me një reagim në prag të zgjedhjës se presidentit

0

E mbijetuara e vetme e familjes së veprimtarit e poetit të madh drenicas Ymer Elshani, vajza e tij, Teuta ka reaguar në rrjetin social facebook në prag të votimit të Vjosa Osmanit për presidente.

Elshani thotë se nuk ka si të mos e mbështes kandidaten për presidente, kur ajo prioritet mbi prioritete ka vendosur dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, përcjell DrenicaSot.

Teuta e cila tek vitet e fundit ka folur rreth çështjes së saj, ku humbi të tërë familjen*, iu ka dhënë një tjetër indikacion të përzgjedhurve të popullit në Kuvend që të qëndrojnë në sallë ditën kur të votohet presidenti.

*Ymer Elshani u vra me 17 prill 1999, së bashku me gruan, nënën, katër djemtë dhe kunatën në atë që njihet si Masakra e Paklekut- Drenas./DrenicaSot.com/

Postimi:

Share.

About Author