Nga aksidenti i së shtunës në rrugën Drenas-Komoran, më saktësisht në fshatin Zabel i ulët, ka ndërruar jetën 72 vjecari Xh.Xh.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 11:30, nga QKUK, kemi pranuar informatën se Xh.Xh. mashkull 72 vjeç, i lënduar në aksident nuk ka arrit të përballoj plagët e shkatuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.
Aksidenti kishte ndodhur mes dy automjeteve në levizje.
Aksident i rëndë në Zabel të Ultë, raportohet për të lënduar!