Zjarr në Qikatovë të Vjetër, digjet stalla dhe shtëpia e një mërgimtari

0

Një person ka raportuar se në Qikatovë e Vjetër të Drenasit fillimisht është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive pastaj edhe shtëpia e një familjari të tij i cili jeton jashtë vendit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit.

Si pasojë e zjarrit që kishte shpërthyer të enjten në orën 16 e 45 minuta, janë shkaktuar dëme materiale vlera e të cilave nuk dihet.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

Share.

About Author