Gruaja e Bashar al-Assad po vuan nga kanceri, thotë se po e gjen forcën te populli sirian

0

Zonja e parë e Sirisë, Asma Assad i është drejtuar publikut një ditë pas publikimit të lajmit se po trajtohet kundër kancerit të gjirit, duke thënë se ajo ndan të njëjtën rezistencë si bashkatdhetarët e saj që kanë duruar vështirësitë e luftës.

 “Unë i përkas njerëzve [sirianëve] të cilët kanë mësuar botën për durimin, forcën dhe përballimin e mosmarrëveshjeve”, tha ajo në deklaratën e publikuar nga presidenca siriane. Por ajo ishte kritikuar tej mase kur nga fotoreporterët fotografohej me veshje me cmime marramendëse në kohën kur kishte krim kundër njerëzimit në shtetin që burri i saj e udhëheq.

Bashar Al Asad akuzohet nga shtetet perendimore se disa herë më radhë kishte përdorur armë kimike që kishin lënë për pasojë mijëra fëmijë të vrarë, armë këto të ndaluara rreptësishtë me të gjitha konventat ndërkombëtare.

Nëna e tre fëmijëve tha se është fuqizuar nga “vendosmëria dhe forca” e popullit sirian, i cili është rritur vetëm vitet e fundit.

Presidenca siriane njoftoi të mërkurën se 42-vjeçarja kishte një tumor malinje të gjirit, një nga më të rrezikshmit.

Postimi u shoqërua nga një fotografi e Asma dhe burri i saj, Presidenti sirian Bashar Assad, i ulur në një spital të Damaskut.

Asma Assad u lind nga prindërit sirianë në Londër dhe u diplomua nga Kolegji Mbretëror atje. Në vitin 2000, shtetasja siriano-britanike u martua me kriminelin Bashar Assadin, pushteti i të cilit së fundmi u bombardua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat e akuzojnë për krime kundër njerëzimit./DRENICASOT.

Share.

About Author