Zëvendësministri Demi :”Po dëshirojnë ta minimizojnë rëndësinë e territorit, përmes përrallave të Blerim Latifit”

0

Ka reaguar ashpër zëvendësministri Besim Demi, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka kritikuar këshilltarin e kryeparlamentarit Veseli, Blerim Latifi.

Ishte Latifi ai i cili filloi një shkrim të gjatë tek gazeta e Berat Buzhalës, Gazeta Express, me titull “Trauma e kufirit” , duke tentuar ta minimizojë rëndësinë e territorit thotë Demi.

E gjithë këto deklarata vijnë menjëherë pas paralajmërimeve të presidentit Thaci për “korigjime” të mundëshme të kufinjëve, që rezultoi me kritika të shumta të analistëve mbarë trojeve shqiptare për shkak të mosseriozitetit në këtë punë.

Ishte edhe analisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, ai i cili i quajti naiv ata njerëz që besojnë se Kosova mund ta merr Luginën e Preshevës pa i dhënë Serbisë asgjë, deklarata këto të shumëpërmendura nga presidenti Thaci.

Ndryshe Blerim Latifi njihet edhe si ish-këshilltar i Thacit, në kohën kur ky i fundit mbante poziten e shefit të qeverisë./DRENICASOT.

Share.

About Author