Mushkolaj: Thaçi, kryeredaktor i lajmeve të rreme

0

Presidenti Hashim Thaçi mund edhe t’i fajësojë mediat për raportime të rrejshme, por është vetë ai që vazhdimisht ka hedhur në opinion pandehma të rreme, të cilat pastaj vetë i ka demantuar, ka thënë analisti Imer Mushkolaj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas tij, presidenti po e përdor këtë term sa për të qenë në trend, diçka si imitim i presidentit amerikan Trump, “edhe pse Thaçi është një ndër prodhuesit dhe ‘emetuesit’ më të mëdhenj të lajmeve të rreme në vend”.

Mushkolaj thotë se çdo nismë që ndërmerr presidenti Hashim Thaçi e bën për përfitimet e veta politike. Duke komentuar idenë e presidentit për korrigjim të kufirit me Serbinë, Mushkolaj është shprehur se tani Thaçi manipulon me qytetarët e Luginës së Preshevës, duke u premtuar atyre se do të bashkohen me Kosovën.

“Por ai, thjesht, nuk duhet marrë seriozisht, pasi që ka dhënë prova të mjaftueshme se është person pa kredibilitet e integritet”, ka thënë Mushkolaj në intervistë.

Sipas tij, Hashim Thaçi nuk është i vetmi politikan në Kosovë që prodhon lajme të rreme.

“Në fakt, shumë nga politikanët dhe udhëheqësit institucionalë prodhojnë të tilla, duke filluar që nga statuset në Facebook e deri te konferencat për gazetarë ose takimet me qytetarë”

Share.

About Author