ISH-MINISTRJA E GRUAJA MË ME NDIKIM NË IZRAEL TËRHIQET NGA POLITIKA

0

Ish-ministrja izraelite e Punëve të Jashtme, Tzipi Livni njoftoi të hënën tërheqjen nga jeta politike, duke evidentuar humbjen e ndikimit të partisë së saj në vend, më pak se dy muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.

Livni, një personalitet i spikatur i politikës izraelite dhe ish- negociatore  me palestinezët po largohet nga skena politike. Rreth moshës 60 vjeçe, Livni në vitin 2009 ishte shumë pranë postit të kryeministres së vendit, e konsideruar si një nga politikanet më me influencë të Izraelit.

Sondazhet përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 9 prillit nuk shfaqin asnjë shpresë për lëvizjen e saj ”Hatnua” për të kaluar pragun e nevojshëm për t’u përfaqësuar në Knesset, Parlamenti izraelit.

Share.

About Author